Shteti i Al Qaedës

Gjatë ditëve në vijim Hammadoun Boureima Dicko do të thirrë mbledhjen e madhe. Aty do të bisedohet se kur do të nisën. Se kur do të palojnë tendat dhe kur do të tubojnë bagëtinë. Boureima është shef i fshatit të nomadëve, Nelbel.
Dy herë në vit rreth 100 banorët e fshatit nisen me bagëtitë e tyre, traditë kjo që vazhdon që disa qindra vjet. Në janar, si gjithmonë, ata janë zhvendosur rreth 120 kilometra në juglindje, në afërsi të fshatit Mopti. Tani ata duhet të kthehen. Destinacioni i tyre është Douantza, në verilindje të Malit.
Problemi: që nga prilli një kufi po ndan territoret, nëpër të cilin lëvizin nomadët. Douantza gjendet në anën tjetër, në pjesën e shpallur nga Al Qaeda si kalifat. Aty ku po vazhdon gjuetia kundër ushtarëve, zyrtarëve të qeverisë dhe njerëzve që mendojnë ndryshe, aty ku njerëzit dënohen me goditje me kamxhik, për shkak të mosrespektimit të ligjit islamik, aty ku vajzat dhe djemtë mësojnë ndarazi nëpër shkolla, ku lokalet, pirja e duhanit, muzika dhe sporti që disa javë janë ndaluar.
Aty, ku që nga 6 prilli fillon Afganistani afrikan. Boureima e di se përkundër të gjitha problemeve, ata dhe nomadët e tij duhet të nisen.
Edhe Mahmadoue Traore do të dëshironte të kthehej me dëshirë në Dounantza, për të parë situatën nga afër, por ai e di se nuk do të mbijetonte asnjë orë të vetme. Për zyrtarët e qeverisë veriu i vendit është shndërruar në zonë të vdekjes. Traore është zëvendësguvernator i Moptit, rajonit i cili në jug kufizohet me kalifatin.
Traore duket i lodhur. “Diç të tillë vendi ynë nuk ka përjetuar asnjëherë më parë”, thotë ai. Kryengritje të tuaregëve? Ka pasur shumë të tilla. Grushtet? Ka ndodhur tri herë. Mungesë të ushqimit dhe uri? Në vazhdimësi. Islamistë, të cilët kanë pushtuar 70 për qind të territorit, në të cilin kanë vendosur ligjin islamik? Kurrë. “Dhe tani të gjitha këto gjëra janë ndërthurur dhe janë përqendruar në rajonin tonë”, thotë Traore.
“Aktualisht këtu kemi rreth 25 mijë refugjatë. Kemi zhvilluar një program për të ndihmuar njerëzit gjatë muajve në vijim. Jemi të përgatitur për 500 mijë refugjatë”. Qeveria provinciale, në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare, synon t’iu ofroi atyre strehim, ushqim dhe kujdes mjekësor. Nga kryeqyteti Bamako Traore e di se nuk mund të pret shumë ndihmë.
Ishte pikërisht Bamako vendi ku filluan telashet, qysh para disa viteve, kur qeveria nuk veproi me vendosmëri ndaj kryengritësve tuaregë. Pas vdekjes së udhëheqësit të Libisë, Muammar Gaddafi, në fund të vitit 2011, në Mali u regjistruar një valë e vërtetë e rrjedhës së armatimit dhe të luftëtarëve: tuaregët, të cilët vite me radhë kishin mbështetur Gaddafin, befas u kthyen të papunë në vendlindje.
Shtetet tjera, si Mauritania, Nigeri dhe Algjeria kanë çarmatosur menjëherë luftëtarët tuaregë, por Mali jo. Tuaregëve ju nevojiten vetëm dy muaj për t’u rigrupuar. Më pas, kryesia e MNLA-së, Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Asavadit, që vepron në mërgim në Paris, dha urdhrin për kryengritje. Në janar filloi kryengritja e tuaregëve në veri. Dhe qeveria në Bamako nuk ndërmori pothuajse asgjë.
Disa oficerë të ushtrisë së Malit u dëshpëruan. Pas një puçi më 22 mars, ata përmbysën presidentin e vendit dhe u mbështetën nga popullata e Malit, e cila është ishte ngopur me qeverinë e korruptuar.
Dhe pjesa më e madhe e njerëzve, të cilët janë arratisur nga veriu, edhe ashtu mbështetën në ushtri, e cila mbetet për ta shpresa e fundit. Ushtria të veprojë, të ripushtojë territoret e humbura, kjo është kërkesa. Por a është armata e Malit e aftë ta bëjë këtë?
Një belg qëndron i ulur në një bar dhe flet haptazi për situatën, në të cilën është aktualisht ushtria e Malit. “Pa ndihmë nga jashtë nuk mund të bëhet asgjë. Për aq kohë sa ajo nuk afrohet, në veri nuk mund të bëhet asgjë. Nëse ushtria dështon, atëherë bota me gjasë do të ketë edhe një Afganistan më shumë”, thotë ai.
Se çfarë do të thotë kjo, këtë më sytë e tij e ka parë Issa Niafo dhe familja e tij nga Gao. Kryengritësve tuaregë dhe islamistëve ju nevojit vetëm një ditë, për të pushtuar këtë qytet me 87 mijë banorë. Rezistencë pothuajse nuk ka pasur. Me të hyrë në qytet, pushtuesit filluan shkatërrimet: u shkatërruan banka, dyqane, zyre, madje u ndërpre edhe furnizimi me rrymë.
Për tuaregët, plani për të bërë aleancë me islamistët nuk ndezi. Ata tashmë kanë dëbuar tuaregët nga Gao. Në Gao, në Timbuktu dhe Kidal, në tri qytetet më të mëdha, tani komandën e ka dikush tjetër: aleanca e islamistëve Ansard Dine, Mbrojtësit e Besimit.
Sipas refugjatëve, pjesa më e madhe e pjesëtarëve të kësaj aleance janë nga Algjeria, Pakistani, Afganistani, Somalia dhe Arabia Saudite, pra pjesëtarë të Al Qaedës nga Magrebi Islamik, Boko Haramit, Al Shababit. (Die Welt)