E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet vrasësi i dënuar me 25 vjet burg

12/06/2005  Dyshime edhe për një tjetër krim

KUKES - Idriz Bardhoshi, 40 vjeç, nga një fshat i Hasit, u arrestua në një operacion policor pa rezistencë, për t’iu rikthyer dënimit me 25 vjet burg për vrasje, bënë të ditur dje, burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit. Shtetasi i shumëkërkuar, u arrestua katër orë pas nisjes së një operacioni të posaçëm, i cili i lokalizua në fshatin Peraj të rrethit të Hasit”, deklaruan burimet e mësipërme policore.

Siaps tyere, 40-vjeçari Bardhoshi, kishte kryer një vrasje në vitin 1993, në qytezën e Kamzës, pranë Tiranës, ndërsa dyshohet edhe për një tjetër vrasje, të ndodhur në vitin 1994.

Pas vrasjes së parë, Bardhoshi kishte marrë masën e dënimit me 25 vjet heqje lirie dhe ndodhej në burg.

Gjatë periudhës së trazirave të vitit 1997, më datë 11 mars, Idriz Bardhoshi u largua lehtësisht nga vendi i vuajtjes së dënimit për t’u fshehur kryesisht në banesën e tij në Has, gjatë gjithë kësaj periudhe. Arrestimi i tij u bë pa rezistencë ndaj forcave policore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›