Qeveria ul vlerën e shitjes me 20 për qind

12/06/2005 Albtelekom
Projektkontrata parashikon uljen e vlerës 20 për qind në rast të evidentimit të dëmeve financiare
Albtelekomi ka të ngjarë të mos shitet 120 milionë euro siç u pretendua për shkak të problemeve financiare dhe humbjeve të trashëguara që ka kompania, të cilat blerësi nuk i merr përsipër. Një projektkontratë e miratuar nga Këshilli i Ministrave në mes të prillit, i njeh të drejtën blerësve të ulin me 20 për qind çmimin e shitjes, në rast se konstatojnë probleme financiare me kompaninë. Aktualisht, blerësit janë duke u njohur me bilancet financiare të kompanisë, që me sa duket vazhdojnë të vuajnë borxhet e prapambetura. Kështu, qeveria, edhe pse zyrtarisht e ka pranuar ofertën e konsorciumit turk, është në procesin e negocimit përfundimtar mbi format e pagesës dhe modalitetet e tjera të kalimit të pronësisë. Në rast se gjatë kësaj kohe turqit konstatojnë probleme me ndërmarrjen, atëherë kanë të drejtë të përdorin obsionin e përcaktuar në kontratë, për të cilin qeveria ka rënë dakord.
Në harkun kohor të një viti, kompania ka mundur të ndryshojë Marrëveshjen e Interkonjeksionit, por nuk ka mundur të ndryshojë me një marrëveshje efektet negative financiare që erdhën nga Marrëveshja e parë e Interkonjeksionit. Jo vetëm kaq, por kompania e vetme e telefonisë fikse mban në kurriz dhe borxhet që të tretët i kanë asaj si dhe humbje e shkaktuara nga trafiqet ilegale, që operatorët celularë dhe ata ruralë kanë bërë me thirrjet ndërkombëtare, pa përdorur tranzitin e saj. Të gjitha këto, edhe pse duken si “fatura të harruara“, janë humbjet që blerësi nuk i merr përsipër dhe kërkon të kompensohet. Për të mos nxjerrë paratë nga buxheti, qeveria aplikon në raste të tilla një obsion brenda kontratës, që i njeh të drejtën në rastin e konstatimit të dëmit financiar uljen deri në 20 për qind të vlerës së faturës. Kjo do të thotë që, Albtelekom në rastin më të keq mund të shitet me 24 milionë euro më pak, duke e ulur çmimin në 96 milionë euro. Gjithsesi, duke u nisur nga fakti se IMI vlerësoi në raportin e fundit me 90 milionë euro asetet e Albtelekomit, mund të thuhet se qeveria është në eregull me shitjen e të vetmes kompani të telefonisë fikse në vend. Duket se problemi më shumë se sa te ulja e vlerës, është te çështjet teknike mbi shitjen e Albtelekomit dhe që kanë hapur debate të mëdha deri në atë pikë, sa opozita të deklarojë se nuk njeh pronarët e rinj.
Albtelekom 2004, 551 milionë lekë humbje nga tranzitet ilegale
Fakte të panjohura për publikun shqiptar në lidhje me Albtelekomin, janë bërë të ditura nga shtypi i huaj, i cili ka denoncuar një vit më parë humbje të mëdha financiare, si pasojë e trafiqeve ilegale të thirrjeve nga operatorët celularë. CEEBIC, Qendra për Informimin e Biznesit në Evropën Lindore, ka bërë të ditur në verën e 2004-ës, se operatorët celularë në Shqipëri bëjnë trafik thirrjesh me Greqinë. Ky fakt është përcjellë në shtyp dhe nga revista prestigjioze amerikane “Telegeography”, e cila i është referuar dhe të dhënave të marra nga institucione zyrtare të telekomunikacioneve. Operatorët celularë dhe ata ruralë në Shqipëri, kanë patur rrjedhje ilegale të trafikut ndërkombëtar me Greqinë dhe nuk kanë respektuar të drejtën e tranzitit, që e gëzon vetëm Albtelekom, duke i shkaktuar si pasojë një humbje financiare prej 551 milionë lekë.
“Thirrjet ndërkombëtare kryhen nëpërmjet Albtelekomit, por ekziston një trafik ndërkombëtar ilegal, duke u lidhur direkt me Greqinë e duke anashkaluar Albtelekomin”, thuhej në një material të bërë publik nga ajo qendër në 2004-ën. Revista ka botuar një grafik, ku jepet trafiku dalës i telefonatave nga Greqia, e cila e rendit Shqipërinë në vendin e tretë në 2002-shin me 105 milionë minuta. Por, ndërkohë, Albtelekom, që duhet të kishte bërë tranzitin e këtyre telefonatave, kishte regjistruar një trafik hyrës prej 80 milionë minuta ose 25 milionë minuta më pak. Fenomeni, i përkthyer në gjuhën financiare, do të thotë një humbje e pastër prej 551 milionë lekësh. Të gjitha këto të dhëna kanë qenë të regjistruara pranë komisionit hetimor të ngritur vjet për Albtelekomin, i cili i ka marrë në konsideratë kur ka hartuar deklaratën përfundimtare. “Albtelekomi dy vitet e fundit punon me humbje, trafiku për abonentë ka rënie, ndërsa vetë numri i tyre është në stanjacion në 230 mijë, duke mos arritur dot objektivin e vënë nga qeveria për të patur 550 mijë abonentë“, bëhet e ditur në deklaratën për shtyp të komisionit hetimor.
Akuzat e ITU, ja çfarë doli nga raporti i 2004-ës
Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit ka qenë një nga organizmat ndërkombëtar që ka bërë një raport të detajuar për gjendjen financiare të Albtelekomit në 2004-ën. Raporti është përgatitur pak kohë përpara se ERE të miratonte marrëveshjen e dytë të interkonjeksionit, duke bërë dhe sugjerimet e nevojshme për këtë proces. Raporti i ITU, theksonte se problemi me Albtelekomin nuk qëndronte vetëm te qeveria shqiptare. Sipas raportit, një përgjegjësi e madhe binte dhe mbi drejtuesit e Vodafone dhe të AMC, të cilët lidhën kontrata në tregjet lokale në kundërshtim me logjikën dhe tarifimet ndërkombëtare. Shumë nga konkluzionet e Raportit të ITU-së, u bënë të ditura në shtyp nga komisioni hetimor për Albtelekomin, i cili pati ballafaqime edhe me ministrin e Transportit. Por, ministri Poçi kundërshtoi shumë nga këto konkluzione, duke e quajtur raportin tendencioz.
Konkluzionet negative të Raportit 2004
-Nuk ka asnjë shembull të vetëm në Evropë për një marrëveshje interkonjeksioni kaq të pafavorshme për operatorin fiks
-Termat aktualë të interkonjeksionit ndërmjet Albtelekomit dhe operatorëve mobil, mund të çojnë në kolaps të plotë Albtelekomin
-Marrëveshjet e interkonjeksionit janë në konflikt me Ligjin e Telekomunikacioneve
-Termat komercialë të marrëveshjes së interkonjeksionit Vodafone-Albtelekom dhe me AMC tregojnë një situatë të zhbalancuar, e cila e vendos Albtelekomin në një pozitë të pafavorshme
Rekomandimet e raportit
-Autoriteti Rregullator duhet të iniciojë rishikimin e marrëvshjeve aktuale të interkonjeksionit ndërmjet Albtelekomit dhe AMC-së si një çështje urgjente, pasi këto shkelin ligjin në fuqi për telekomunikacionet
-Autoriteti Rregullator duhet të kryej një analizë të thellë mbi sasitë e fondeve publike, që kanë humbur për shkak të njëanshmërisë së këtyre marrëveshjeve dhe duhet të ndërmarrë urgjent veprimet ligjore për të rikuperuar humbjet e fondeve publike