Marrëveshja e interkonjeksionit

12/06/2005 Raporti i pagesave për thirrjet 1 me 14 për AMC e Vodafone
Kompanitë AMC dhe Vodafone aplikojnë për Albtelekomin tarifa më të larta se për qytetarët
Çudia e marrëveshjeve të pafavorshme të interkonjeksionit vazhdon të qëndrojë mbi Albtelekomin. Sipas ligjit të miratuar nga qeveria në gusht të 2003-shit, kompanitë me fuqi të ndjeshme në treg, siç janë përcaktuar Vodafone dhe AMC, duhet të aplikojnë për kompanitë fikse tarifa më të ulëta se ato që aplikojnë për konsumatorët e thjeshtë. Në këtë kuptim, Albtelekomi duhet t’i paguaj AMC-së më pak se ç’paguan një qytetar kur përdor rrjetin e AMC-së. Kjo bëhet me qëllim që, kompanitë të menaxhojnë të ardhurat e tyre dhe të kenë mundësi të aplikojnë për konsumatorët tarifa të leverdisshme. Por duket se ERT-ja ka qenë e para që nuk e ka patur parasysh këtë fakt, duke “dënuar“ sërish Albtelekomin të paguaj tarifa shumë më të larta se vlera reale me marrëveshjen e dytë të interkonjeksionit të miratuar në shtator të 2004-ës.
ERT-ja ka qenë e detyruar të rishikojë marrëveshjen e interkonjeksionit pas skandalit për tarifat në marrëveshjen e parë, ku raporti mes tarifave që paguanin kompanitë mobile me ato fikse, ishte një me dhjetë në favor të kompanive mobile. Por në marrëveshjen e dytë të hartuar po nga ERT-ja dhe që i skandonte afati i miratimit në 15 shtator, raporti mes tarifave rezultonte të ishte edhe më diskriminues. Në këtë marrëveshje, raporti mes vlerave që duhet t’i paguajnë njërit-tjetrit operatorët fiks dhe ata mobil, jo vetëm që nuk janë ulur, por përkundrazi, janë rritur. Kjo e bën marrëveshjen e re të interkonjeksionit edhe më të pafavorshme se marrëveshja e parë, e dënuar dhe e vlerësuar si marrëveshja më e keqe e interkonjeksionit në historinë e telekomunikacionit. Ky ka qenë shkaku që edhe marrëveshja e dytë tip, u kontestua nga kompanitë fikse dhe nuk u pranua.
Marrëveshja e re përcakton se për çdo terminim në drejtim të rrjetit fiks, operatorët që gjenerojnë bisedën duhet të paguajnë 1.5 lekë minutin, nga 4 lekë që ishte më parë, çka do të thotë se operatorët celularë do të paguajnë 2.5 lekë më pak se me marrëveshjen e vjetër. Ndërkohë për çdo terminim në rrjetin mobil, operatorët e rrjetit fiks duhet të paguajnë në llogaritë e operatorëve celularë 22 lekë minutin, nga 40 lekë që ishte në marrëveshjen e vjetër, ose 18 lekë më pak.
Mbështetur në këto tarifa, por dhe në “përkthimin” që specialistët i kanë bërë marrëveshjes së re tip të interkonjeksionit, operatorët fiks deklaruan, i pari që e paguan marrëveshjen e re të interkonjeksionit është Albtelekomi. Sipas llogaritjeve, vetëm nga tarifat e trafikut hyrës, Albtelekomi humbet 347 milionë lekë, ndërkohë që operatorët celularë përfitojnë nga kjo marrëveshje 677 milionë lekë.
Marrëveshja tip e interkonjeksionit e vjetër
AMC i paguan Albtelekom 4 lekë për minutë
Albtelekom i paguan AMC 40 lekë për minutë
Raporti 1 me 10 për operatorët
Marrëvshja e dytë tip e interkonjeksionit
AMC dhe Vodafone i paguajnë Albtelekom 1.5 lekë për minutë
Albtelekom i paguan AMC dhe Vodafone 22 lekë për minutë
Abonentët paguajnë për AMC dhe Vodafone 6 – 21 lekë për minutë
Raporti 1 me 14 për operatorët