Elfride Jelinek: Stili im, kriticizmi dhe jo utopizmi
12/06/2005 Fituesja e çmimit ‘Nobel’ dhe autorja e romanit "Pianistja", Elfride Jelinek, flet për përshtypjet e saj në lidhje me versionin filmik të librit të saj, realizuar nga bashkëpatrioti i saj, regjisori Michael Haneke. Por, Jelinek, pa dyshim konsiderohet si një nga shkrimtaret më të rëndësishme të Evropës Qendrore në ditët tona. Në intervistën e saj, në lidhje me filmin e bazuar në romanin e saj, shkrimtarja austriake tregon se hezitoi shumë për të pranuar këtë ide, pasi nuk besonte se "pamjet filmike mund të shtonin diçka esenciale" për veprën e saj, por duke ditur se "një regjisor si Haneke do të dinte të vendoste si duhej kameran e tij dhe imazhet me tekstin".
Eshtë hera e parë që puna juaj përshtatet për ekranin. Çfarë ju bindi që të pranonit projektin e Michael Haneke?
Për një kohë të gjatë hezitova të jepja pëlqimin për të realizuar një film, pasi proza ime është në një gjuhë të mirorientuar. Do të thotë që imazhet janë krijuar dhe transmetuar nëpërmjet gjuhës. Nuk mund të imagjinoja se pamjet filmike mund të shtonin diçka esenciale. Por, unë gjithashtu e dija se vetëm po të bashkëpunoja me një regjisor si Haneke, i cili di të vendosë si duhet kameran dhe imazhet e tij me tekstin, gjithçka do të shkonte mirë.
Ashtu si Haneke, edhe ju jeni austriake dhe po si ai, ju keni eksploruar në mënyrë konstante "errësirën", anën më monstruoze të shpirtit njerëzor? A mund të shohim një lidhje të fortë në këtë fakt?
Kjo është një klishe tjetër. Por është e vërtetë se ne të dy nuk jemi shumë të "lehtë" si individualitete artistike. Me aq sa e njoh, mua më pëlqen puna e Haneke, dhe ashtu si ai, edhe unë jam po aq e aftë të kritikoj perspektivat negative të shoqërisë. Kjo, sepse edhe klishetë pozitive në vendin tonë janë kaq të mbytura. Unë kam ditur të marr atë çka është më e mira dhe që të bën të ndjehesh krenare në vetvete, si muzikën dhe gjenitë e saj, por edhe të bëj prezente anën negative: por edhe mospranimin nga qindra mësuese pianoje të libidos së tyre.
Ju jeni rritur nga një nënë tiranike, që i përkiste shtresës së katolikëve të mesëm, e cila ëndërronte që ju të bëheshit një pianiste, ndërkohë që babai juaj vdiq në një klinikë psikiatrike. A është libri juaj një roman autobiografik?
Nuk më pëlqen t'i përgjigjem kësaj pyetje dhe gjithashtu preferoj që romani im të mos konceptohet si një rrëfim autobigrafik, por që pa dyshim përmban elementë autobiografikë. Ajo që më intereson në një histori është rezonanca e saj dhe, në këtë rast zbërthimi i njërës prej grave, që përpiqen të ruhen, që përpiqen të marrin kulturën e lartë që Austria adhuron kaq shumë. Seksualiteti i pajetuar i shprehur në vuajerismë: një grua që nuk mund të shijojë jetën apo dëshirën. Edhe e drejta për të parë është një e drejtë mashkullore: gruaja është gjithmonë ajo që duhet të shikohet dhe asnjëherë ajo që sheh. Në këtë mënyrë, për ta shprehur në mënyrë psikoanalitike, në kemi të bëjmë me një grua të mashkullizuar, e cila i merr burrit të drejtën e të parit dhe që e paguan këtë me jetën e saj.
Si e shpjegoni marrëzinë e Erikas?
Ajo nuk është aspak e sëmurë. Vuan nga neuroza, por jo e marrë. Ashtu sikundër sapo e shpjegova, është e gjithë konsekuenca e faktit të mallkuar, që gruas nuk i lejohet të jetojë në rast se ajo kërkon të drejtën e saj, që nuk është e saja, por që mund ta arrijë vetëm në shumë pak raste, vetëm në rast se bëhet e famshme artistikisht. E drejta për të zgjedhur një burrë, por edhe të diktojë se si ai do ta torturojë atë, ky është dominim në gjunjëzim, kjo asaj nuk i lejohet. Në të vërtet, për një grua, pothuajse çdo gjë, përveç "prodhimit" dhe rritjes së një fëmije, i konsiderohet ekzagjerim.
Nuk mund të quheni në mënyrë të veçantë një grua e lehtë?
Ky nuk është roli im. Unë përpiqem të hedh një vështrim të pakorruptuar te figura e gruas dhe, sidomos kur ato janë bashkëfajtore të burrave.
Kur u botua libri, disa kritikë në Austri e cilësuan atë si një roman pornografik. A ju lëndoi një qëndrim i tillë?
Romani është pikërisht e kundërta e pornografisë. Pornografia sugjeron gjithmonë e gjithkund dëshira seksuale. Romani provon se kjo nuk ekziston, se është një konstrukt për të përmbajtur vullnetin e grave, sepse ato janë zakonisht objekte të pornografisë, apo jo, kur një burrë e shikon atë, dhe pothuajse penetrojnë në trupat e tyre me shikimet e ngulta. Jam mësuar të më keqkuptojnë dhe keqinterpretojnë, madje jam mallkuar për atë çka jam përpjekur të analizoj në veprën time. Aq shpesh ka ndodhur kjo, sa mesazhe të tilla në vend që të më shqetësojnë, bëjnë pikërisht efektin e kundërt. Askush nuk është i interesuar për këtë.
Në lidhje me personazhet tuaja, ju keni thënë se "bombardoj kaq rëndë sa as bari s'rritet më aty ky kanë qenë personazhet e mia"... Mund të ndryshoni bindje?
Shkrimet e mia janë të kufizuara për të përshkruar në mënyrë analitike, por edhe polemikisht (deri në sarkazëm) tmerret e realitetit. Të ndryshuarit e stilit apo e bindjeve, është specialitet i autorëve të tjerë, femra apo meshkuj qofshin. Stili im, metoda ime, bazohet në kriticizëm dhe jo në utopizëm.
Poshtë përshkrimit të një rasti patologjik, mos vallë kemi një denoncim të kulturës muzikore austriake, e cila kontribuon në identitetin e vendit tuaj?
Ekzaktësisht. Idolizimin e një kulture muzikore të lartë, me të cilin mburret një vend, por edhe çmimin që paguan për këtë. Kultura e lartë është padroni, mësuesja e pianos është shërbëtorja. Ajo nuk ka të drejtën e energjisë kreative, madje as të drejtën për të jetuar jetën e saj.
A do të kishit përzgjedhur të njëjtën kolonë muzikore të filmit me Michael Haneke?
Ne e diskutuam së bashku këtë përzgjedhje. Gjithsesi shumica e pjesëve muzikore janë të specifikuara dhe të thëna në roman.
A gjeni pika të përbashkëta në mënyrën e punës suaj me atë të Haneke?
Natyrisht, pasi, kjo është një nga arsyet që ai mundi ta adoptonte me kaq sukses romanin në një film. Ne të dy procedojmë me mënyra analitike dhe pa pasion, ndoshta si shkencëtarët që studiojnë jetën e insekteve. Ju e shikoni më mirë funksionimin e një mekanizmi më mirë në distancë se kur jeni në brendësi të tij.
Intervistë nga Marie Rivière
(Shqipëroi: Leonard Olli)