E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Vlerë e parlamentit shqiptar, të ketë deputet Bujar Leskajn”

12/06/2005  Stafet akademike të universiteteve të vendit, mbështetje për kandidatin e PD në zonën 94, Vlorë

VLORE – Një grup pedagogësh, pjesëtarë nga stafet akademike të universiteteve të vendit, kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj kandidatit të PD, në zonën elektorale 94, në Vlorë, kolegut të tyre, Bujar Leskaj.

Në një takim të zhvilluar dje, në ambientet e hotel “Vlora International”, pedagogët nga Tirana, shpalosën vlerat e kandidatit si dhe shprehën vlerësimin e tyre, për atë që politika po merr parasysh që në garat elektorale të ftojë akademikët, profesorët e doktorët e shkencave.

“Erdhëm këtu, pohoi dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, për të dhënë vlerësimet tona e shpresën se ndryshimi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet të fillojnë patjetër nga Vlora, por fatmirësisht ndodhi e kundërta. Unë dhe kolegët e mi do të çojmë këtë shpresë, frymë optimizmi, këto projekte e këtë bashkëpunim të shkëlqyer”, u shpreh Kule.

Zëvendësdekonai i fakultetit të juridikut, Ardian Nuni, pohoi se, “ndihem i kënaqur që jemi këtu së bashku pedogogë, profesorë e njërz të artit si dhe kolegë tanë të Univerisitetit të Vlorës që janë duke dhënë një ndihmesë mjaft të çmuar për kandidatin e shquar, kolegun tonë, Bujar Leskaj. Unë do të thoshja që do të jetë një vlerë për parlamentin shqiptar që të shtojë në radhët e veta njerëz të shkencës e të botës akademike”.

Në fjalën e vet kandidati i PD, Bujar Leskaj, pohoi se, “nuk ka ambient më të shkëlqyer sesa ky sallon me njerëz të nderuar që kanë ardhur për të më dhënë një mbështetje mjaft të madhe. Është nder për mua që njerëz të artit, shkencës, të botës akademike të jenë në krahët e mi, çka është një mesazh shumë i qartë për ecjen e vendit përpara, integrimin në BE, reforimimin e ekonimisë atë ne çka e kemi tashmë në projektet tona të mirëstudiuara”, u shpreh Leskaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›