“Ladies Club”, marketing i ri i AM Group
12/06/2005 Projekti i “Deka” dhe “Olim”
TIRANE - Në mjediset e AM Group është promovuar dje projekti më i ri në marrëdhëniet me publikun dhe konsumatorin. Zgjidhja origjinale, drejt një ideje të paeskperimentuar në vendin tonë, ka të bëjë me “Ladies Club”, një grupim zonjash, nga fusha dhe profesione të ndryshme nga e gjithë Shqipëria.
Kurorëzimi i takimit të parë u bë dje, nën atmosferën e shumë zonjave, ku aktorja Tinka Kurti përpos “nostalgjisë”, u bë pjesë e këtij promovimi, duke shtuar alegrinë e takimit të parë, që i shkoi më shumë një feste.
Ndërsa misioni i këtij klubi është promovimi, motivimi, inkurajimi dhe mbështetja e anëtareve të tij në profesion dhe jetën e tyre të përditshme. Ky klub bën pjesë në projektin më të ri të marrëdhënieve me publikun dhe konsumatorin të kompanive “Deka” dhe “Olim”.
Anëtaret e këtij klubi do të qëndrojnë së bashku për të ndarë idetë, njohuritë, talentin dhe për të fituar miqësi dhe interesa të reja nëpërmjet net---ëork-ut të klubit.
Gjatë prezantimit të këtij projekti, u theksua se klubi do të funksionojë si një projekt me programe të përcaktuara dhe synon, të bashkojë zonja nga fusha të ndryshme të jetës, duke angazhuar në takime të hapura, të cilat do të përmirësojnë lidhjen midis kompanisë, imazhit të saj dhe publikut.
Duke qenë një ide e re për konsumatorin, ky klub mendohet të shërbejë si një mundësi më shumë për planifikimin dhe realizimin e objektivave sociale të kompanisë, ku gjithashtu synon të ndërtojë prespektivat dhe qëndrimet bazuar në vlerat emocionale, sociale dhe kombëtare të anëtareve të klubit.
Aktivitetet e këtij klubi gjatë këtij viti do të përfshijnë debate, seminare njohëse, vizita kulturore në Shqipëri e jashtë saj dhe do të programohen në formë sa më tërheqëse për anëtaret e tij.