E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet vrasësi me pagesë i arratisur nga policia e Durrësit

• l me veprimtari në Shqipëri, Itali e Holandë. Në momentin e arrestimit të tij nga policia e Amsterdamit, i shumëkërkuari mbante një armë me vete e cila është sekuestruar nga njësia policore që realizoi operacionin.

 Sipas burimeve të policisë shqiptare, 28-vjeçari, është ndaluar nga policia, holandeze në kryeqytetin e vendit në Amsterdam, ku sipas burimeve të policisë i kërkuari po mbante me vete një dokument identiteti të falsifikuar me një emër tjetër. Dokumenti i është gjetur me vete Dritan Rexhepit, i cili duke ndryshuar identitetin po tentonte t’i fshihej ndjekjes nga policia. Dritan Rexhepi i lindur në Vlorë, ka mundur të arratiset nga qelitë e paraburgimit të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Durrësit në vitin 2006 pasi ishte arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai ishte arrestuar bashkë me dy persona të tjerë nga policia e Durrësit, pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, me akuzën e vrasjes së dy efektivëve të Policisë në vitin 1999, në qytetin e Krujës. Durim Kasmi dhe Arben Keqi, dy agjentë policie të Komisariatit të Policisë së Krujës, mbetën të vrarë në një hark kohor brenda një muaji. Motivi i vrasjes së efektivave të policisë, sipas hetimeve të kryera nga prokuroria e Krimeve të Rënda, ka qenë për shkak të detyrës. Veç ekzekutimit të policëve, sipas njoftimit të policisë por edhe sipas Interpolit, Dritan Rexhepi kërkohej edhe për krime të tjera në Itali, si krijim të organizatave kriminale e trafik ndërkombëtar droge.                        d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›