Atentat kryekomunarit, plagosen 4
• Atentat ndaj kryetarit të Komunës Frakull në Fier, Viktor Cervanaku.
FIER/ MAJLINDA RAMA
Një person i armatosur ka qëlluar me armë gjahu në mes të oborrit të komunës, duke lënë të plagosur 4 persona. Konflikti i nisur për dhënien e një certifikate ka qenë dhe shkaku i organizimit të ngjarjes së rëndë. Vetë kryekomunari ka shpëtuar pa asnjë lëndim, pasi polici e ka mbrojtur me trup, duke mbetur i plagosur. Duke u larguar, 32-vjeçari Dashnor Kapaj ka qëlluar sërish duke terrorizuar bashkëfshatarët, ndërsa është prangosur pas rezistencës para policisë.
Ngjarja
Reagimi i armatosur i 32-vjeçarit Dashnor Kapaj, ka qenë i papritur për banorët e zonës dhe vetë pushtetarët vendorë. Rreth mesditës ai, me një makinë tip fuoristradë me targa të huaja, DD 516 BK, është afruar me shpejtësi pranë godinës së Komunës Frakull. Me shpejtësi ka nxjerrë nga automjeti i tij një çifte, duke qëlluar drejt grumbullit të njerëzve para komunës, ku ndodhej dhe kreu i saj, Viktor Cervanaku. Si pasojë e këtij sulmi kanë mbetur të plagosur 4 persona, ndër ta polici i komunës Roland Aliaj si dhe shtetasit Qerem Braçe, bashkë me nipin e tij si dhe Idriz Cervanaku, i afërm i kryetarit të komunës. Gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondash, duke mos u lënë mundësi personave të reagonin. Duke bërtitur fort, Kapaj ka nisur të qëllojë pa kontrolluar se ku shkonin plumbat e armës që kishte me vete. E vetmja gjë që kanë bërë punonjësit dhe më tepër polici i komunës ka qenë mbrojtja nga plumbat e kryetarit Cervanaku, duke i dalë atij përpara, polici u plagos më rëndë. Menjëherë të plagosurit janë dërguar për në spitalin rajonal të qytetit të Fierit dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Sapo janë dëgjuar krismat e armës, nga banorët është lajmuar policia e Fierit, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Pak kilometra larg komunës uniformat blu, megjithëse kanë ndeshur me rezistencën e Kapajt kanë arritur që të ndalin furinë e tij duke sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe armën që mbante me vete. Ata me forcë kanë arritur të arrestojnë 32-vjeçarin.
Motivet
Sipas autorit Dashnor Kapaj shkak për gjaknxehjen e tij dhe kryerjen e këtij veprimi është bërë një çështje e pazgjidhur mes tij dhe një fqinji për tokën bujqësore, të cilën komuna nuk ia ka zgjidhur. Por, në një reagim që vetë kryekomunari ka bërë më vonë ka rezultuar se Kapaj kërkonte të merrte një certifikatë, e cila nuk i është dhënë pa u paguar taksa mbi tokën. Sipas Viktor Cervanakut, 32-vjeçari kishte qenë për herë të parë në komunë para 3 ditësh, por punonjësit e komunës nuk i kishin dhënë dokumentin. Mëngjesin e djeshëm, Kapaj është rikthyer, por sërish është refuzuar dhe i irrituar ai ka kërcënuar Cervanakun dhe e ka fyer në publik. “Ky person nuk mund të pajisej me dokumentet që kërkonte për shkak të mospagimit të taksës së tokës prej një periudhe 7-vjeçare. Pasi ka ndeshur me rregulloren e institucionit dhe faktit që për pajisjen me vërtetimin përkatës duhej paguar më parë taksa, ai është larguar duke ulëritur dhe ofenduar të gjithë, mes te cilëve mua personalisht. Pak minuta më vonë është rishfaqur sërish pranë komunës me automjetin e tij nga dhe ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi turmën”, pohoi Cervanaku. Kryekomunari shton gjithashtu se agresori njihej nga i gjithë komuniteti i zonës si një njeri tepër problematik dhe aspak i komunikueshëm me të tjerët. Gjatë largimit nga qendra e komunës mësohet se atentatori ka qëlluar sërish me armë, duke krijuar panik. Pas arrestimit, ai do të merret në pyetje për të zbardhur saktësisht arsyet e atentatit. Sipas policisë, Dashnor Kapaj ishte i dënuar më parë për vjedhje.
1200 leke
është taksa vjetore fikse e caktuar për t’u paguar nga banorët e Komunës së Frakullës, e cila nuk ishte paguar prej 7 vjetësh nga Kapaj
3 dite
para ngjarjes 32-vjeçari Dashnor Kapaj kishte kërkuar të pajisej me një certifikatë, dokument i refuzuar
se nuk kishte paguar taksën