E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylis-Elbasani, tani larg kompromisit 8-3

Kur u përballën për herë të fundit si pjesë e Kategorisë së Parë, Elbasani dhe Bylisi prodhuan një rezultat të pabesueshëm 8-3 (me shumë gola në minutat e fundit, madje FSHF premtoi edhe hapjen e një hetimi të parealizuar kurrë). Tani dy skuadrat do të përballen midis tyre si pjesë e Kategorisë Superiore. Në ndeshjen e fundit në Ballsh në këtë kompeticion dy skuadrat u ndanë në barazim 1-1, ndërkohë që Elbasani i fitoi të dyja ndeshjet në “Ruzhdi Bizhuta”.

Në javën e parë, Bylisi humbi 3-2 me Vllanzinë (në Lezhë), me një gol të minutës së fundit të shënuar nga shkodranët (Jovanoviç, 91’), edhe pse ballshiotët e Ilir Spahiut kryesuan dy herë. Elbasani, nga ana e tij barazoi 1-1 me Tiranën, edhe pse verdheblutë shënuan të parët, në një ndeshje të tensionuar nga tifozët vendas. Bylisi i superpërforcuar synon suksesin trepikësh në premierën në “Adush Muça”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 27 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›