Dinamo-Besa, nuk lejohen hap fals

Kur u përballën në finalen e Superkupës së Shqipërisë, Besa fitoi 3-1 ndaj Dinamos, kampione në fuqi e vendit. Në javën e parë të sezonit të ri, të dyja skuadrat patën thuajse fat të njëjtë: Dinamo humbi 1-0 me Flamurtarin në “Qemal Stafa”, ndërkohë që Besa humbi 2-0 në tavolinë me Skënderbeun, një tjetër skuadër e pasur e kampionatit shqiptar.
Ndeshje midis fituesve të tre trofeve të sezonit të kaluar, Dinamo (kampione) dhe Besa (fituese e Kupës dhe Superkupës) është një gur i rëndë prove për trajnerin argjentinas të Dinamos, Luis Manuel Blanko, i mbërthyer tani edhe me akuzën e mospasjes së licencës “UEFA A”. Për Dinamon nuk lejohen më hapa fals. Dhe e njëjta gjë vlen edhe për Besën e Shpëtim Duros, që përveç humbjes në javën e parë, klubi mori edhe një dënim me katër ndeshje pa shikues dhe 1 milionë lekë gjobë.
Vetë trajneri Duro e vlerësoi takimin kundër Dinamos si një ndeshje pa kompromis: “E parashikoj ndeshjen shumë të fortë. Dinamo është një nga skuadrat më të forta të futbollit shqiptar. Mban titullin e kampiones në fuqi. Edhe Dinamo e ka humbur ndeshjen e parë e kërkon të reagojë. Edhe me ne ndodh e njëjta gjë”.
Sezonin e kaluar, Dinamo i fitoi të tria ndeshjet me Besën e vendit të dytë, madje në Tiranë fitoi 1-0 dhe 4-3, kjo e fundit ishte sfida përmbyllëse e Kampionatit të 71-të Kombëtar të Futbollit e që u kurorëzua me titullin e 18-të të bluve.
PESË NDESHJET E FUNDIT NË TIRANË
2009-2010 Dinamo-Besa 4-3
2009-2010 Dinamo-Besa 1-0
2008-2009 Dinamo-Besa 4-2
2007-2008 Dinamo-Besa 2-0
2007-2008 Dinamo-Besa 0-0
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA II
Sot
Flamurtari-Tirana 2-1
Te shtunen
Dinamo-Besa 17:00
Kastrioti-Vllaznia 17:00
Bylis-Elbasani 17:00
Te dielen
Skënderbeu-Teuta 17:00
Të hënën
Laçi-Shkumbini 17:00
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 27 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili