F1 skuderite zbarkojne ne Indi

Skuderitë e Formula 1 kanë zbritur në cirkutin “Buddh International”, ku për herë të parë në historinë e këtij sporti do të zhvillohet Cmimi i Madh i Indisë. E përfunduar vetëm pak ditë më parë, pista që ndodhet në periferi të New Delhi është e panjohur për pilotët, ndëras kjo gjë projekton një garë spektakolare. Kjo ide përforcohet edhe nga parametrat e cirkutiti, ku sipas projektuesit të tij Aim Und të përshkohet për 1:27.02 me një shpejtësi mestare prej 210 k\h.
Për t’i dhënë një ide sa më të saktë të pistës pilotëve të tyre, skuderitë kanë nisur simulacinet, ndërsa sipas përgjegjësit të kompanisë që pajis makinat e Formula 1 me goma, asfalti i “Buddh International” pranon si gomat e buta ashtu dhe ato të forta, nëse nuk bie shi.
Deri tani të gjitha parashikimet janë në letër, ndërsa duke nisur nga e premtja pilotët do të provojnë cirkuitin e ri që ka hyrë në programin e Botërorit të sportit më të rëndësishëm të automobilizmit.
Gara e parë indiane në Formula 1, pritet të ndiqet nga gati 100 mijë tifozë, ndërsa mbyllja e betejës për titutll me Sebasttian Vettel pritet të sjellë më shumë spektakël. Garat e mbetura deri në fund të botërorit të Formula 1 vlejnë më shumë si teste për skuderitë të cilat do të urdhërojnë pilotët të cojnë në maksimum makinat e tyre.
Nertan Prifti