E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më ‘dëboi’ Atletico

Nga Express më 06 shtator 2011 në ora 18:09

Diego Forlan, blerja e fundit e Interit, ndihet i përzënë nga Atletico Madridi. Duket evidente se sulmuesi uruguaian është i zhgënjyer që u largua nga klubi spanjoll. Ai i ka treguar arsyet e largimit nga ‘Colchoneros’.

“Mua do më pëlqente të mbetesha, por e dija se klubi dëshironte të më shiste. Askush nuk më ka obliguar të largohem, por, kur u ktheva nga pushimet, pash lojtarë të rinj që kishin ardhur dhe që e kishin zënë vendin tim”, tregon Forlan për radion spanjolle ‘Onda Cero’.

Me angazhimin e kolumbianit Radamel Falcao nga Porto, vendi i Forlanit në Atletico Madrid ishte bërë i pasigurt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›