Federer e Djokovic, në çerekfinale

Nga Express më 06 shtator 2011 në ora 16:02
Roger Federer e Novak Djokovic janë kualifikuar në çerekfinale të turneut të madh të tenisit, US Open.
Zviceranit i ka mjaftuar 1 orë e 20 minuta që të fitojë lehtë ndaj argjentinasit Juan Monaco, 3-0 në sete, 6-1, 6-2, 6-0. Në çerekfinale, Federer do të përballet me francezin Jo-Wilfried Tsonga. Kurse, serbi e mposhti ukrainasin Alexandr Dolgopolov: 7-6, 6-4, 6-2. Ai në çerekfinale do të ketë punë me bashkëkombësin Janko Tipsarevic.
Në konkurrencën e femrave, Serena Williams dhe Caroline Wozniacki janë kualifikuar në çerekfinale pasi i eliminuan Ana Ivanovicin, përkatësisht Svetlana Kuznetsovan.