UEFA e refuzon ankesën e Wengerit

Nga Express më 06 shtator 2011 në ora 16:35
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger do t’i vuajë dy ndeshje suspendim në Ligën e Kampionëve, pasi që ankesa e tij për zbutje të dënimit është refuzuar të martën nga UEFA.
Francezit i ishte dhënë dënimi në ndeshjen e play-offit ndaj Udineses, më 16 gusht, pasi që ishte vërejtur duke dërguar mesazhe telefonike nga tribuna, drejt shtabit teknik.
“Trupi i Apelit i UEFA-s e ka refuzuar ankesën e Arsenalit dhe Arsene Wengerit për dy ndeshje dënim për menaxherin, të cilën e kishte marrë në ndeshje me Udinesen. Ai do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të fazës së grupeve, ndaj Borussia Dortmund e Olympiakos, më 13 e 28 shtator”, shkruan në vendimin e UEFA-s.