E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrijnë në 240 viktimat e përmbytjes

 

Autoritetet filipinase kanë deklaruar se numri i viktimave nga përmbytjet e shkaktuara nga stuhia tropikale Ketsana ka arritur në 240 dhe ky numër ka gjasa të rritet me kalimin e orëve. Puna e skuadrave të shpëtimit mund të pengohet dhe madje edhe jeta e tyre mund të vihet në rrezik nga afrimi i stuhive të tjera tropikale në drejtim të Filipineve. Kjo ishte stuhia më e fuqishme me shira që ka goditur rajonin në histori. Dëmet janë të njëjta me ato që shkaktoi uragani Katrina në Shtetet e Bashkuara në vitin 2005. Qindra njerëz të tjerë janë raportuar të humbur. Qeveria filipinase ka ngritur tenda për të strehuar përkohësisht të pastrehët, por nuk ka burime për t’i ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë. Nga stuhia janë prekur kryeqyteti Manila dhe 25 provinca. Autoritetet u kanë bërë thirrje ndërkombëtarëve për ndihmë. Një nga nevojat emergjente ishte uji i pijshëm. Asistencën e parë e kanë ofruar Shtetet e Bashkuara dhe Japonia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›