E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrin në 357 numri i procedimeve pelane të realizuara nga prokuroria në fushën e korrupsionit

Plot 357 procedime penale me 107 të pandehur për vepra penale në fushën e korrupsionit dhe që lidhen me veprimtarinë e kundraligjshme të punonjësit shtetëror ose në shërbimin publik, janë ndjekur gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti nga organi i prokurorisë në shkallë vendi. Të dhënat janë bërë të ditura sot nga burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme, të cilat sqaruan se gjatë kësaj periudhe janë dërguar për gjykim 59 procedime me 120 të pandehur ose krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar me një rritje prej 7 % të procedimeve ose 30 % të të pandehurve në krahasim me vitin e kaluar. Nga këta persona janë dënuar nga Gjykata 64 të pandehur ose 22% me shumë se një vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2008 në total janë regjistruar 8662 procedime penale, nga të cilat 308 procedime në bazë të Kodit Penal Ushtarak (KPU). Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2007 në vitin 2008, procedimet penale në total janë rritur me 14% (Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2007 janë regjistruar 7477 procedime penale). Procedimet e regjistruara ne prokurori lidhen me vepra penale në fushën e krimit kundër pasurisë, personit, falsifikim dokumentesh, trafikut të narkotikëve, qënieve njerëzore, etj. Ndërkohë, Prokuroria e rrethit të Tiranës renditet e para për sa i përket çështjeve që heton në vit....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›