OSBE, Bosch: I kërkuam Bashës të na tregojë se ku duhet të punojmë
Në Ditën ndërkombëtare të Televizioneve, përfaqësues të OSBE në Vjenë, të zyrës lokale të Tiranës, KKRT dhe deputetë nga Komisioni parlamentar i Medias kanë diskutuar me gazetarë në lidhje me problemet që shfaqen në fushën e medieve vizive.
Në takim u hodh ideja e ngritjes së një organi vetërregullator për problemet te shtypit.
Ndërsa ambasadori i Prezencës, Robert Bosh, duke folur në takim tha se i kishte kërkuar mendim ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, në lidhje me atë çka mund të ndihmonte OSBE në vendin tonë. Përgjigjja ishte se ata mund të fokusohen në fushën e medieve, sidomos në pjesën e etikës në media. Sipas tij, Basha ka kërkuar më shumë angazhim për sa i përket problemeve me shpifjet dhe fyerjet në media.
Në takim është theksuar gjithashtu se tenderimi në platformat dixhitale është i parakohshëm, i politizuar dhe nuk zgjidh situatën kaotike në mediet vizive në vend.
Kryetarja e KKRT ka bërë një propozim të sajin për ngritjen e një Urdhri të Gazetarëve.