Buxheti 2009 e rrit me 15 milionë USD fondin për subvencionimin e fermerëve

Skemat e subvencionimit do të mbështesin projektin më madhor të qeverisë për mbjelljen e 20 milionë rrënjë ullinjve në të gjithë vendin si dhe zhvillimin e bujqësisë
Për herë të parë pas 18 vitesh, fondi buxhetor i vitit 2009 për mbështetjen e fermerëve, me qëllim rritjen e prodhimit bujqësor, është rritur në rreth 15 milionë dollarë. Ndërkohë që këtë vit, pritet të marrë rrugë një nga nismat më të rëndësishm të qeverisë, rrirtja e sipërfaqeve të mbjella me ullinj, si një nga kulturat më të rëndësishme të industrisë dhe bujqësisë shqiptare. Vendimi më i fundit i qeverisë shqiptare, për hartimin me shpejtësi të një programi, i cili do të mundësojë mbjelljen e 20 milionë fidanëve ullinj, në mënyrë që të nxitet kultivimi i kësaj kulture në Shqipëri, do të thotë për ekspertët e fushës, të rriten ndjeshëm sipërfaqet e mbjella me kulturën e ullirit, të nxitet punësimi dhe të ardhurat në sektorin e indutrisë ushqimore të vajit të ullirit.
KASH do të mbështesë këtë projekt me të gjitha kapacitetet
Duke e konsideruer këtë hap, si një sinjal pozitiv në përmirësimin e ekonomisë rurale dhe kushteve sociale në këto zona, përfaqësues të agroindustrisë shprehen se, “për realizimin e këtij programi KASH është angaxhuar maksimalisht, me të gjitha kapacitet që zotëron, për të kontribuar në hartimin e politikave konkrete, për zbatimin e këtij programi. " Në këtë konteks, KASH-it, do të kërkojë nga institucionet përkatëse, mbështetje financiare , për realizimin e studimeve nga institucionet dhe ekspertët e fushës së olivokulturës, mbi llojin e varjeteve të ullirit që duhen përdorur, rajonet ku do të mbillet, listimin e sipërfaqeve te tokave të lira etj.
Nga 5 milion numri i pemëve të ullirit pritet të rritet në 25 milion, duke u ofruar biznesit toka me 1 euro
Në Shqipëri ka rreth 5 milionë rrënjë ulliri. Ekspertët vlerësojnë epërsinë e ullirit ndaj të gjitha yndyrnave të tjera dhe në këtë kuadër për të shumëfishuar këtë trashëgimi në kohën më të shkurtër të mundshme mbetet një detyrim i brezave. Kryeministri Sali Berisha lidhur me këtë program është shprehur se "kultura e ullirit shtrihet në një zonë shumë të gjerë në Shqipëri, nga Ksamili deri në Shkodër, me varietetet nga më të mrekullueshmet dhe prodhimin e cilësisë më të lartë të vajit. Askush nuk mund të ofrojë vajra të cilësisë më të lartë siç ofrojnë zonat e ullirit në Shqipëri dhe askund nuk gjen ullinj më të shijshëm. Pra të gjitha këto kërkojnë që ne të marrim vendimin që nga 5 milionë të arrijmë në 25 milionë rrënjë", është shprehur Kryeministri Berisha. Sipas tij "në Shqipëri ka shumë sipërfaqe toke djerrë të cilat mund të shfyrtëzohen edhe pse në vendet fqinjë, si Itali dhe Greqi kjo kulturë mbillet në sipërfaqet më pjellore të tokës". "Ne kemi djerrina, shpate mali dhe kodrash në të cilat mund të mbillen plantacionet më të mëdha të ullirit", tha Kryeministri. Duke kërkuar përgatitjen e të gjithë stimujve nxitës për mbjelljen e fidanëve, Kryeministri vuri theksin se "puna duhet të nisë me identifikimin e të gjitha territoreve që janë të disponueshme, kontaktimin e instituteteve private apo publike për fidanët, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me institutet e vendeve fqinje të Italisë dhe Greqisë. Kjo nismë kërkon projektin dhe pastaj mobilizimin e fondeve. Atyre të cilëve duan të krijojnë plantacione tu ofrohet sipërfaqja me 1 euro. Ne kemi filluar me këtë praktikë pozitive dhe 2 mijë hektarët e parë janë dhënë, por ju siguroj se janë ende disponibël edhe 150 mijë hektarë të tjerë djerrina në Shqipëri, nga Shkodra deri në Ksamil", tha Kryeministri.
Programi 2KR, mbështetje me financime më të mëdha për fermerët
Drejtori i Projektit “Rritja e Prodhimit Ushqimor 2KR”, Ferdi Brahushi, lidhur me këtë argument tha për ATSH-në, "se gjatë vitit 2009, gama e zbatimit të mbështetjes me fonde subvenbsionuese financiare do të jetë shumë më e gjerë se ajo e vitit të kaluar". Përveç mbështetjes për frutikulturën, ullirin dhe vreshtarinë, do të fillojë mbështetja me pagesa direkte për blegtorinë, vajin ekstra vergjinë, rrjetet ftohëse, prodhimin e mjaltit, çertifikimin për produktet bio, pajisjet ftohëse, bashkëfinancim për investime për shoqatat dhe kooperativat e reja, etj. Përveç vreshtarisë dhe pemëtarisë, për herë të parë këtë vit do të investohet për prodhimin e vajit të ulliri extra-vergine, në çertifikimin e produkteve bujqësore “BIO” nga bimët e kultivuara, në ujitjen me pika në pemëtoret intensive në sipërfaqe jo më pak se dy dynym etj. Subvencionimi do të shtrihet dhe në prodhimin e fidanëve për llojet autoktone të rrushit “ Kallmet”, “Debinë“ dhe “Vlosh” për sipërfaqe jo me pak se 3 dynym - 1.2 milion lekë/ha, në ngritje vreshti të ri, për sipërfaqe jo më pak se 5 dynym - 500. 000 lekë/ha, në ngritje pemëtoresh të reja, për sipërfaqe jo me pak se 4 dynym - 300.000 lekë/ha, për ngritje ullishtash të reja, sipërfaqe jo me pak se 4 dynym- 300.000 lekë/ha, në serat me ngrohje teknike për ndryshimin e sistemit të përdorimit të lendës djegëse nga naftë në solar- 1.5 milion lekë/ha. Për fermat blegtorale që mbarështojnë jo më pak se 10 krerë lopë qumështi të matrikulluara dhe që dorëzojnë prodhimin në qendrat e përpunimit te regjistruara në organet tatimore, masa e mbështetjes do të jetë 10.000 leke/ krerë/lope në vit për racat e pastra, mbarështimin e dhenve ne kullota, per vendqëndrime dhe lëvizje nga kullotat verore ne ato dimërore dhe anasjelltas, për tufat mbi 50 krerë te matrikulluara. Masa e përfitimit per tufat nga 50-150 krerë do të jetë 50.000 leke/vit per ferme dhe per tufat mbi 150 krerë 100.000 leke/vit per ferme.
Sipërfaqet e mbjella me pemtore u rritën me 1834 ha
Gjatë vitit 2008, në vendin tonë u zbatua për herë të dytë dhe me shumë sukses projekti i MBUMK për shtimin e sipërfaqeve me vreshta, pemtore e ullinj, me një vlerë 4.5 milionë dollarë të qeverisë shqiptare, për subvencionimin e bujqësisë. Ministri Gjana, duke e vlerësuar projektin e subvencionimit si një nga mundësitë më të mira për të mbështetur drejtëpërdrejt fermerin shqiptar, tha se gjatë vitit 2008 me fonde falas nga buxheti i shtetit, në shkallë vendi u mbollën rreth 1834 hektarë sipërfaqe e re me pemtore. Duke u ndalur në shifrat konkrete që ka realizuar sektori i bujqësisë, kreu i bujqësisë tha se gjatë vitit 2008 e në vazhdim, fermerët shqiptarë në krahasim me dy vite më parë, kanë mbjellë rreth 1,2 milionë pemë të reja frutore, 1500 hektarë vreshta të reja, 400 mijë rrënjë ullinj dhe 200 mijë rrënjë agrume, janë ndërtuar gjithsej 615 hektarë sera private, të cilat krahasuar me një vit më parë, janë rreth 40 mijë hektarë më shumë.
...