Berisha pret nënkryetarin e LDK-së Fadil Ferhati dhe kryetarin e grupit parlamentar të saj Lutfi Haziri
Kryeministri Berisha priti sot në një takim z. Fadil Ferhati, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe z. Lutfi Haziri, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së. Kryeministri Berisha dhe përfaqësuesit e LDK-së diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Kryeministri Berisha e njohu z. Ferhati dhe z. Haziri me procesin e reformave të gjithanshme në Shqipëri dhe me arritjet e tyre që e afrojnë vendin çdo ditë e më shumë me standardet e BE-së. Përfaqësuesit e LDK-së i shprehën Kryeministrit Berisha falënderimet për mbështetjen dhe kontributin e tij dhe të qeverisë shqiptare për Kosovën. Ata shprehën gjithashtu vlerësimet për reformat e qeverisë shqiptare dhe progresin e shënuar në këtë drejtim. ...