Arrin rryma në Ticë, evitohet konflikti me Plluzhinën

Skenderaj, 17 gusht – Pas pesë ditëve, në Ticë të komunës së Skenderajt ka arritur energjia elektrike, pasi është riparuar rrjeti i dëmtuar, kanë njoftuar burime nga ky fshat. Kryetari Abdullah çorraj ka njoftuar se kjo është bërë e mundur pas tejkalimit të pengesave në riparimin e rrjetit elektrik të tensionit të lartë. “Tejkalimi i problemit të panevojshëm është bërë falë angazhimit direkt dhe të menjëhershëm të kryetarit të Komunës, Sami Lushtakut, i cili personalisht ka ardhur në fshat, të shtunën”, ka thënë çorraj.
Sipas tij, në tejkalimin e problemit ka ndihmuar edhe Lulzim Kadriu, drejtor i Administratës komunale, e në veçanti punëtorët e Njësisë se KEK-ut në Skenderaj, të
cilët qysh ditën e parë të defektit (të enjten), kanë dalë në terren dhe posa janë
zgjidhur mosmarrëveshjet (të hënën), kanë riparuar rrjetin në afat rekord. Ndryshe, 116
familje të fshatit Ticë patën mbetur pa energji elektrike, si pasojë e rrëzimit të tri shtyllave në fshatin fqinjë, Plluzhinë. Punëtorët e KEK-ut ishin penguar nga disa
banorë të atij fshati për të bërë riparimin e rrjetit, duke kërkuar qe shtyllat të hiqen nga
pronat e tyre. Si përgjigje ndaj kësaj banorët e Ticës ishin kërcënuar me bllokimin
e rrugës nga fshati Plluzhinë, e cila kalon nëpër fshatin e tyre.