Komuna e Podujevës ndërton nëntë shtëpi për të pastrehë

Podujevë, 17 gusht - Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, tha të martën se gjatë këtij viti kjo komunë do të ndërtojë nëntë shtëpi për familjet e pastrehë dhe shpreson se edhe për të tjerat do të gjinden donatorë dhe ky ritëm i financimit dhe ndërtimit të shtëpive për rastet e rënda sociale do të vazhdojë vit për vit, përderisa nuk do të ketë më të pastrehë në këtë komunë.
Këtë deklaratë kryetari i KK të Podujevës Agim Veliu e bëri gjatë një pritje të përfituesve të shtëpive me karakter social, të cilëve edhe ua shpërndau vendimet me të cilat dëshmohet se ata janë përfitues të shtëpive.
Me këtë rast u tha se vitin e kaluar nga buxheti i Komunës janë ndërtuar dhjetë shtëpi, kurse dy të tjera përmes donatorëve, ka raportuar KosovaLive.
Imer Mexhuani, nga fshati Dumosh, përfitues i shtëpisë, tha se i falenderohet kryetarit për iniciativën që ka ndërmarrë.
“Po ta kesh kulmin e shtëpisë gjithçka do të rregullohet. Ka qenë shumë e vështirë pa kulm shtëpie”, tha ai duke shpresuar që gjithçka do të shkojë mbarë.
Kurse më vonë në fshatin Pakashticë, në familjen e vogëlushit jetim, Muhamet Salihu, u vu gurëthemeli i ndërtimit të shtëpisë nga vetë kryetari Veliu.
Shtëpitë e ndërtuara do të kenë një sipërfaqe diku rreth 57 m2 dhe vlera e një shtëpie kap shumën prej 11.099,44 euro, kurse punimet do t’i kryej kompania “Dekor”.
Projekti pritët të realizohet brenda dy muajve të ardhshëm para se të fillojë përkeqësimi i motit, në mënyrë që këto familje të kenë kulm mbi kokë para stinës së ftohtë të dimrit
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin drejtorë të drejtorive, zyrtarë komunal, përfaqësues të fshatit Pakashticë.