Gripi i derrave godet Barcelonën, edhe Marquez

Rafa Marquez është futbollisti i tretë i Barcelonës, i cili vuan nga virusi i gripit të derrave, ka njoftuar klubi katalan të shtunën. Marquez ka temperaturë të lartë dhe çrregullime në bark, ndërsa mungoi në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos në La Liga të shtunën mbrëma.
Eric Abidal dhe Yaya Toure po ashtu kanë munguar në përballjen kundër Bilbaos për shkak të gripit të derrave, ndërsa trajneri Pep Guardiola shpreson që ti ketë ata në dispozicion të martën në ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve kundër Interit në Nou Camp.
Përveç tyre, Zlatan Ibrahimoviç dhe Gabi Milito janë të dy të lënduar. Barcelonën e pret një javë e rëndësishme. Të martën takohet me Interin në Ligën e Kampionëve, ndërsa pastaj zhvillojnë El Clasicon në shtëpi kundër Real Madridit më 29 nëntor.