Ristani: Jo manipulime në numërimin e votave, problem mbeten vetëm komisionerët e patrajnuar

Kreu i KQZ-së Ristani, prezanton në komisionin parlamentar të ligjeve raportin për zgjedhjet e 28 qershorit
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani ka prezantuar sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, raportin e KQZ për zgjedhjet e 28 Qershorit. Ristani në raportim pranon se problem në zgjedhjet e 2009 ka qënë procesi i numërimit të zgjedhjeve, konkretisht trajnimi i mangët i komisionerëve si dhe marrja e vulës nga qëndrat e komisioneve zonale. Ristani madje ka kërkuar që komisionerët që nuk u bindën të dënohen nga drejtësia, dhe të mos mjaftohen vetëm më gjoba në para. Kreu i KQZ nënvizoi se raporti përmban edhe shqetësimin se pati vonesa në procesin e numërimit të votave për shkak të komisionerëve të patrajnuar mirë. Por gjithsesi, shtoi ai, kjo nuk ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Ristani deklaroi gjithashtu se procesi zgjedhor ishte i mirëmonitoruar dhe se procesi i numërimit ka qënë transparent.
...