Berisha uron homologun e tij italian Berluskoni për fitoren në zgjedhjet rajonale vendore

Të dy kryeministrat shprehen të gatshëm për të zhvilluar së shpejti një takim zyrtar, në kuadër të jetësimit të projekteve të përbashkëta mes Italisë dhe Shqipërisë
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot në drekë një bisedë telefonike mjaft të ngrohtë e miqësore me Kryeministrin e Italisë, Silvio Berluskoni, të cilin e uroi përzemërsisht për fitoren në zgjedhjet rajonale vendore të zhvilluara në Itali. Berisha i shprehu Kryeministrit Berluskoni bindjen se kjo fitore dëshmon besimin e madh të qytetarëve italianë tek Silvio Berluskoni dhe tek koalicioni qeveritar. Kryeministri Berluskoni e falënderoi me shumë përzemërsi Kryeministrin Berisha për urimin e tij. Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Berluskoni ranë dakord gjatë kësaj telefonate që do të shihen së shpejti në një takim të përbashkët.
...