Plani i Veprimit, Bregu: Të rishikohen mangësitë
TIRANË- Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu në takimin me shoqërinë civile për rishikimin e planit të veprimit për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Europian, ku ishte i ftuar dhe kreu i prezencës së BE-ë në Tiranë, Etore Sequi, vlerësoi se mungesa e kriterit politik, pengoi marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë në BE.
Bregu kërkoi që bashkëpunimi me opozitën, që ka nisur vitin e kaluar edhe në komisionin parlametar të integrimit, të vazhdojë dhe të mundësojë brenda afateve kohore, hartimin e dokumenteve të zbatueshëm dhe realistë që do t'i dërgohen strukturave të Komisionit Europian.
“Ne jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që mungesa e konsensusit dhe dialogut politik ishte ajo që nuk mundësoi marrjen e statusit të vendit kandidat vitin e kaluar. Pra, bojkoti i gjatë i institucionit kryesor ligjvënës së vendit nga ana e opozitës dhe bllokimi i ligjeve me 3/5 ishin elementë kryesorë që ndikuan në mosplotësimin e kriterit politik”,-nënvizoi Ministrja Bregu.
Ministrja shprehu nevojën e rishikimit të planit të veprimit, në mënyrë që vendi ynë të përshpejtohet në hapat që duhet të ndërmarrë që të kapë stacionin e radhës për në BE, ndërkohë që përcaktojë grupet e veprimit që do të vënë në zbatim planin.
Paralel me rishikimin e Planit të Veprimit, Ministrja e Integrimit kërkoi që të miratohen edhe të gjitha ligjet e tjera që kërkojnë 3/5 e votave, për të cilat opozita ka kërkuar së fundi një shtyrje kohore dhe rishikim.
"E rëndësishme për ne është që ky proces ta përgatisë Shqipërinë për anëtarësimin në BE. Ministria e Integrimit, vetëm vitin e kaluar ka kaluar për miratim rreth 150 akte nomative dhe ligje", - nënvizoi Bregu.
SEQUI
Ambasadori i BE-së Etore Sequi i pranishëm në këtë tryezë, u shpreh se mbështet nisjen e punës për rishikimin e planit të veprimit për vitin e kaluar, ndërsa këshillon që pjesë e tij të jetë edhe shoqëria civile.
“Të sigurohemi që do të merren hapa konkrete për rekomandimet e BE. Besojmë që roli i shoqërisë civile është një parakusht për integrimin në BE. Rëndësi konsultimet me shqërinë civile. Po ashtu, neve e dimë që shoqëria civile mund të luajë një rol kyc për ndërtimin e besimit të forcave të ndryshme, për transforimin e një shoqërie që mund të ketë një funksionim më të mirë të ligjit, të një ekonomie që funksionon më mirë, një shoqëri më demokratike”, deklaroi Sequi.
Sequi ndër të tjera shprehu gadishmërinë e BE, për të asistuar edhe në këtë proces. “Procesi i rishikimit të planit të veprimeve nuk është thjesht burokratik, por substancial, me të cilin pritet që të gjithë të kontribuojnë, kemi shpresën që kjo do të bëhet shpejt. Ju sigurojmë që do vazhdojmë t’ju asistojmë në këtë proces”, tha ambasadori më tej.
(el.me/ma.ar/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Integrimi, tryezë për rishikimin e planit përmbyllës të 2011-ës