E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë në burgun e Peqinit

Në këtë kuadër, në orët e vona të së enjtes, të dënuarit kanë krijuar zhurmë në ambientet e burgut, duke ngritur zërin nga  qelitë e tyre, si edhe ambientet e ajrosjes.

Duke qenë se nga ana e autoriteteve kjo  kërkesë e tyre nuk është përfillur, ata kanë protestuar masivisht gjatë natës te së enjte. “Situata e krijuar nuk është aspak problematike dhe për të gjitha kërkesat e bëra nga ana e të dënuarave është gjetur mirëkuptimi dhe  po shkohet drejt zgjidhjes së shpejtë të tyre”, tha drejtori i burgut, Dashamir Gjika.

Sipas tij, “janë disa kërkesa që një grup të dënuarish  kanë bërë në adresë të drejtorisë së këtij institucioni”. Ndërsa e cilëson të drejtë kërkesën e parashtruar nga ana e të dënuarve, Gjika shton se “asnjëherë lejet e tyre nuk janë neglizhuar. Por, jo çdo kërkesë e tyre është e realizueshme dhe nuk ka arsye të tejkalohet me kërkesa absurde, pasi zëri i të dënuarve është dëgjuar dhe do të dëgjohet”. /Start/

                                                                                             2012-01-27 14:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›