Arsen Venger kërkon brazilianin Kaka
Arsenali synon të kthejë entuziazmin në mesin e tifozëve duke sjellë një përforcim të madh. Sipas të përditshmes angleze “The People”, klubi londinez është i interesuar për mesfushorin e Real Madridit Rikardo Leite Kaka, të cilin Arsene Venger beson se mund ta transferojë nga gjiganti spanjoll me një ofertë të mirë në formë huazimi. Ylli brazilian nuk është pjesë e formacionit bazë të trajnerit Zhoze Murinjo dhe mund të vendosë të largohet nga “Santiago Bernabeu” para mbylljes së afatit kalimtar të verës.