E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Gasperini: Më duhen përforcime në sulm

Trajneri i Interit Xhanpiero Gasperini ka kërkuar përforcime të tjera para mbylljes së afatit kalimtar të verës dhe fillimit të sezonit të ri në Serie A këtë fundjavë. Zikaltërit deri më tani kanë transferuar mesfushorin Riki Alvarez dhe mbrojtësin e djathtë Xhonatan, por Gasperini pret përforcime të tjera. “Për momentin jemi pak në numër, por kemi edhe një javë kohë për të ndërhyrë në treg, klubi duhet të lëvizë. Reparti ofensiv është ai që e bënë dallimin, kushdo që vjen do të jetë i nevojshëm dhe do të ketë hapësirë”, tha Gasperini për Sportal.it.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›