Diego Forlan: Nuk kam asnjë ofertë nga Interi
Sulmuesi i Atletiko Madridit, Diego Forlan ka konfirmuar se ai nuk ka oferta nga gjiganti italian, Interi. Disa ditë më parë Forlan kishte deklaruar se do të ishte një ëndërr të luante me Interin. "Unë nuk kam ndonjë ofertë nga Interi. Unë kam edhe dy vite tjera në kontratën time me Madridin dhe unë nuk mund të them se çfarë do të ndodhë deri në fund. Idea ime është që të qëndroj këtu deri sa të përfundoj kontrata, por është vështirë të thuhet se një gjë e tillë do të ndodhë", tha Forlan për madrilenen “AS”.