E Diel, 1 Nëntor 2026

Juve, 3 mln euro plur Martinezin për Xhakerinin

Juventusi po tenton të bëjë sulmin përfundimtar për Emanuele Xhakerinin. “Zonja e Vjetër” kërkon t’i japë trajnerit të saj, Antonio Konte, anësorë me cilësi. Lojtari i Çezenës shihet si njeriu ideal për anësorin e majtë, ndonëse nuk mund të identifikohet si top-player kaq shumë i përfolur. Sipas Sky Sport 24, Juventusi ka gati një ofertë prej 3 milionë eurosh plus huazimin e Martinezit (me një pjesë të rrogës së paguar) për bashkëpronësinë e sulmuesit fantazist të Çezenës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›