Këlni i mbyll derën Podolskit: Qëndron me ne!
Drejtori sportiv i Këlnit, Volker Finke, ka përjashtuar mundësinë e shitjes së sulmuesit Lukas Podolski para mbylljes së afatit kalimtar të verës. Podolski spekulohet se është i pakënaqur në “Rhein Energie Stadion” dhe së fundi humbi shiritin e kapitenit, por Finke insiston se 26-vjeçari nuk është në shitje pavarësisht interesimit nga Gallatasaraji. “Kam marrë një thirrje nga një klub që ishte i interesuar të dijë nëse Podolski është në shitje. Biseda ishte e shkurtër. I kam thënë se ne duam ta mbajmë atë”, tha Finke për të përditshmen gjermane “Bild”.