Arsenal, 6 vjet duke numëruar!

Ky nuk do të jetë viti kur Arsenal do të tregonte dëshmitë se është rritur. Francezi Arsene Wenger ka vulosur në Reebok Staidum një tjetër sezon dëshpërues për ekipin nga Londra. Arsenal nuk do ta fitojë titullin as pas 6 vjetësh. Reds nga Londra kanë thyer zemrat e miliona tifozëve të vet duke humbur 2:1 sfidën ndaj Boltonit, që i ka dhënë goditjen përfundimtare shpresave të ekipit të Wenger. Lojtari i Chelseat në huazim, Daniel Sturridge ka shënuar golin e parë në minutën e 36. Në fillim të pjesës së dytë Davies ka humbur një penallti për Arsenalin, dhe Van Persie ka kthyer menjëherë shpresën duke shënuar në minutën e 48.
Arsenali ka pasur shumë raste, kryesisht nëpërmjet Nasri, por nuk ka arritur të shënojë golin e epërsisë. Këtë e ka bërë Boltonit në minutën e 90 me Cohen. Arsenal betonon tashme vendin e 3, me 64 pikë, 9 më pak se lideri United, me të cilin takohet javën e ardhshme në Emirates, në atë që nuk do të jetë më një duel i shumëpritur.