Arsenal-Mancester. Vidiç: “Porta jonë, me kyç”

Mbrojtësi i Mancester Junaitid, Nemanja Vidic premton se do të bëjë një paraqitje shëmbullore kundër Arsenalit në "Emirates". Qëndërmbrojtësi serb premton se skuadra e tij do ta mbyllë ndeshjen pa pësuar gol. Vidic ka farkëtuar një marrëdhënie të mrekullueshme me Rio Ferdinandin në zëmrën e mbrotjes së Mancesterit,
DYSHJA E HEKURT - "Cifti" është i përqendruar të arrijë ndeshjen e dhjetë pa pësuar gol gjatë këtij sezoni dhe të hedhë bazat pë rnjë fitore kundër Arsenalit, që do t'i shihte "Djajtë e kuq" në majë të renditjes. Trajneri i Junaitid, Sër Aleks Fergusoni e krahasoi dyshen Vidic-Ferdinand si më të mirëne klubit, qysh nga ajo e formuar midis Stiv Brjus dhe Geri Palister në vitet 1990. Vidic llogarit, se ai dhe Rio do ta mbajnë portën me kyc prapa, ndërkohë që nga ana tjetër Uejni Runi dhe Karlos tevez do ta ndëshkojnë Arsenalin me golat e tyre. "Përse të mos shënojnë Runi dhe Tevez? Ata janë duke luajtur shumë mirë në këto momente. Dhe jo vetëm ata, por dhe Ronalod, Nani dhe cdo sulmues tjetër nga tanët", - thotë Vidic. "Në mbrojtje, ne do të jemi të pathyeshëm dhe do ta ruajmë të pastër portën tonë, nëse ata do të dëshironin të shënon gol".
TEST I MADH – "Arsenali do të jetë një test i madh dhe unë besoj se ne do t'i ndalojmë ata dhe ne do të kemi edhe një tjetër ndeshje me rrjeta të bardha në emrin tonë", - shton Vidic. "Kam dëgjuar krahasimin me Brjus dhe Palister. Ata bëjnë pjesë në legjendën e Mancesterit, të jesh i krahasuar me ta kjo është dicka e madhe. Të nxit të bëhesh akoma më i fortë". Vidic e vlerëson shumë ndeshjen e sotme: "Arsenali është duke luajtur shumë mirë. Ata nuk janë vetëm duke fituar, por dhe duke zhvilluar një futboll të bukur. Pashë ndeshjen kundër Liverpulit dhe mendoj ata bënë një lojë spektakolare në pjesën e parë". Serbi 26-vjecar flet edhe për skuadrën e tij, Mancesterin: "Ne kemi një skuadër të madhe gjatë këtij sezoni. Kampionatin e kaluar ne patëm shumë dëmtime dhe nuk patëm mundësi të bënim edhe një hap më tej. Tani jemi më të fuqishëm dhe luftojmë për të gjitha trofetë".