E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adebayor: “I përbuza “Djajtë e kuq”

Sulmuesi togolez i Arsenalit, Emanuel Adebajor nuk e fsheh aspak se emocionet po bëjnë të tyret, aq më shumë kur tani sfida kundër Mancester Junaitid në "Emirate Stadium" është cështje orësh. Një nga lojtarët më të dalluar të "Topcinjve" të Arsen Vengerit është cinik në deklaratën e tij.
REFUZIMI I EMANUELIT - "Kur Mancesteri më kërkoi dikur, unë thashë: "Okay, është një ekip i mirë, një nga më të mëdhenjt në botë, përse të mos shkoj atje?", - tha Abedajor për tabloidin "The Sun". "Ishte shumë lajktatuese për mua dhe më dha besimin se unë jam një futbollist i mirë, pasi një ekip si Mancester Junaitid dëshiron të më marë mua, është një provë më shumë se unë jam duke bërë gjëra të mira", - shton togolezi. "Por, mos haroni tashmë unë jam në një klub të madh dhe ne një skuadër fantastike. Unë kam raporte të mira me trajnerin Arsen Venger. Ia kemi dalë dëri tani të bëjmë gjëra të mira dhe për më tepër që ndihem shuëm i lumtur". Arsenali dhe Mancesteri – të dy ekipet kryesojnë me pikë të barabarta Premier Ligën angleze, Arsenali ka një ndeshje më pak – do të përballen sot në një sfidë shumë tërheqëse në Londër. Një ndeshje që vlerësohet nga ekspertët se do të përaktojë dhe "kampionin e dimrit" në Angli.
ARROGANCA E FERGUSONIT - Mesfushori lëvizi drejt Vijarealit verën e kaluar pasi Arsen Venger refuzoi t'i ofronte Robert Piresit një kontratë më shumë se një vit, por francezi mbetet gjithmonë një "Topci" në zemër. "Ajo që e motivon më shumë këtë rivalitet nuk është plotësisht shumë e qartë për mua", -tha Pires për "Daily Mail". "Por unë mendoj se ajo ka të bëjë më arogancën e përhershme që tregon Mancesteri, sidomos në aspektin fizik të lojës së tyre. Pas cdo triumi, Fergusoni dëshiron të theksojë se ekipi i tij ishte më i miri dhe se kur nuk e kishte menduar se Arsenali do të ishte më i mirë. Kjo gjë i irriton lojtarët e Arsenalit. "Për cdo lojtar i Arsenalit, ka gjashtë ndeshje cdo sezon, që ata duan të bëjnë më të mirën e tyre: ato kundër Totenhemit, Celsit dhe Mancesterit, por ato kundër Junaitid janë ekstra speciale".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›