E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani mund edhe Luftëtarin



Partizani hipotekon fitoren e katërt radhazi, duke mposhtur edhe Luftëtarin me të njëjtin rezultat, atë 2-0. “Demat”, edhe pse jo në formën optimale, e kanë kërkuar me ngulm këtë fitore, pasi kishin shansin e artë për t’u afruar me vendin e katërt. Tani të kuqtë pozicionohen në të gjashtin, vetëm dy pikë larg vendit të katërt. Partizani shënoi me anë të Capës dhe Rizvanollit. I pari, nga pika e bardhë e 11-metërshit, kurse i dyti me një parabël, duke lënë kështu pa fjalë portierin e miqve. Vlen për t’u theksuar që të kuqtë morën në favor dy penallti, por e para nuk u realizua nga Karapici. Momentet e 11-metërshave ishin paksa të dyshimta, sidoqoftë nga kampi i Luftëtarit nuk pati kundërshtime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›