E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal armesh, 3 ne pranga

Kukes - Nje kontroll rutine i policise ne oret e vona te mbremjes, duke u gdhire dita e djeshme, zbuloi nje arsenal armesh ne banesen e nje qytetari te Kukesit. Burime zyrtare te policise vendore, thane dje se gjithcka nisi pas nje kontrolli te policise ne automjetin qe drejtohej nga 18-vjecari Gentian Metallari, banor i qytetit te Kukesit, ku iu gjet nje pistolete tip "Zastava". Ndersa ai eshte ndaluar nga policia, eshte kryer kontroll ne banesen e tij, si dhe te fqinjit. Policia tha se pas kontrollit te imtesishem, ne banesat e Elez Metallarit dhe fqinjit te tij, Fatmir Tusha, ne lagjen numer 2 te qytetit te Kukesit, eshte gjetur nje arsenal armesh, 3 pistoleta tip "Zastava", 2 automatike tip "Kallashnikov", 6000 fisheke, 200 grame tritol, 2 kapsolla dhe nje sasi fitili. Pronaret e banesave jane ndaluar nen akuzen e "armembajtjes pa leje", ndersa po hetohet per qellimet e poseduesve te arsenalit luftarak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›