E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahu 64-vjecarin, ndalohet polici

Nje efektiv i policise se Elbasanit akuzohet se ka rrahur nje 64-vjecar derisa i ka thyer kockat. Besnik Gjinishi, 38 vjec, nga Peqini, eshte ndaluar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme pas denoncimit te S. Vrapit, nga fshati Bishqem i rrethit te Elbasanit. I moshuari ka treguar se polici e ka qelluar me mjete te forta, pas nje grindjeje te castit per motive te dobeta. Viktima eshte derguar ne repartin kirurgjik te spitalit rajonal te Elbasanit, me fraktura ne koke dhe fytyre. Sipas mjekeve, 64-vjecari ka pesuar demtime ne pjesen e kokes, por ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ndaj policit eshte ngritur akuza e "kanosjes" dhe e "plagosjes se rende me dashje" e parashikuar nga nenet 84 dhe 88 te Kodit Penal. Sipas shefit te Komisariatit Peqin, Ahmet Bala, grindja mes uniformes blu dhe S. Vrapit ka ndodhur jashte orarit te punes dhe se plagosja nuk eshte shkaktuar me arme zjarri. "Konflikti ka qene krejt banal dhe i rastesishem si dhe jashte orarit te punes", ka saktesuar shefi i komisariatit. "Megjithate deri ne zbardhjen e se vertetes nga Prokuroria, efektivi eshte pezulluar nga detyra". Nderkohe mesohet se Besnik Gjinishi eshte paraqitur vete ne Komisariatin e Peqinit dhe ka deshmuar per ngjarjen. Gjate dhenies se deklarimeve ai eshte shprehur se ka qene ne kushtet e vetembrojtjes, pasi ka qene 64-vjecari qe ka provokuar konfliktin duke e share dhe qelluar i pari. F.Salliu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›