E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal armesh ne depon e ujit

Fier- Nje arsenal armatimi dhe municionesh i fshehur brenda nje kanali uji ne Seman te Fierit eshte zbuluar nga policia vendore pas nje telefonate anonime te marre nga salla operative. Ka qene mengjesi i djeshem kur blute jane njoftuar per sasite e municionit dhe mitrolozet e fshehur vetem pak metra larg zones se Semanit, ndersa dyshohet se ishin bere gati per t'u trafikuar.

Burime zyrtare thane se personi qe kishte telefonuar nuk u identifikua, ndersa dyshohet qe ai te jete edhe i zoti i arsenalit te armeve, i cili pasi eshte trembur per aksionet e fundit ne zone, ka vendosur t'i dorezoje. Gjithsesi nen hetim eshte edhe pista e trafikut te mundshem, pasi behet fjale per 5 mitraloze, nga te cilet kater 12,7 mm dhe nje i lehte, tre granatahedhes dhe rreth 70 arka me 70 mije cope fisheke.

Telefonuesi ka njoftuar se ne nje kanal, prane nje depo uji qe furnizonte fshatin Seman, ndodhej nje sasi e konsiderueshme municioni luftarak si dhe armatim. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forca policore, si dhe grup ekspertesh te cilet kane sekuestruar arsenalin e armatimit. Sipas burimeve policore, mesohet se kjo sasi municioni dhe armatimi eshte lene nga ndonje person i cili ende nuk eshte identifikuar, per shkak te kontrolleve te dy diteve te fundit ne kete zone.

Po diten e djeshme ne fshatin Seman jane kryer kontrolle ne disa banesa ku dyshohej se mund te kishte sasi armatimesh, por pa mundur te zbulohej gje.

Sasia e fishekeve dhe armeve eshte derguar menjehere per ne drejtorine e policise se Fierit. Po keshtu ka nisur nje ekspertize nga hetuesit per te zbuluar nese ne arkat e fishekeve dhe armet e renda jane lene gjurme gishterinjsh qe do te cojne deri tek "pronari" i tyre i vertete apo trafikantet. Policia tha se ky armatim mendohet te jete i grabitur nga depot e ushtrise gjate vitit 1997 ne zonen e Fierit dhe me pas eshte mbajtur i fshehur me qellim, shitjen ne tregun e zi.

Gjate verifikimit te kryer ne depon e ujit u konstatuan 5 mitroloze, nga te cilet 4 te rende, te kalibrit 12,7 mm dhe nje mitraloz i lehte. Tre granatahedhes te lehte dhe

69 arka me fisheke, brenda te cilave gjendej dhe nje sasi prej 70 mije fishekesh model 56. Per kete aksion nuk ka ende asnje te arrestuar nga policia vendore, megjithese u moren ne pyetje banoret e zones dhe disa prej te dyshuarve.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›