Bresheri mbi shtepine, dyshohet pronesia
Lezhe- Bresherite e armeve tronditin fshatin Spiten te Lezhes. Deshton sulmi ndaj nje familjeje, pjesetaret e se ciles nuk gjendeshin ne banese ne momentin e ngjarjes. Policia nis hetimet per ngjarjen ne te cilen eshte demtuar banesa e Kujtim Kalthit, ndersa dyshon per motivet e pronesise. Gjate kontrolleve ne zone eshte arrestuar edhe Ardian Palaj, per te cilin, blute thane se akuzohet per armembajtje pa leje, por nuk dhane detaje nese ishte i dyshuar per sulmin me arme ndaj familjes Kalthi.
Ngjarja ka ndodhur rreth mesnates se diel, ne fshatin Spiten te Lezhes. Nje telefonate anonime ka njoftuar komisariatin per te shtena armesh. Ne vendngjarje ka shkuar nje patrulle policie dhe me pas grupi hetimor. Gjate verifikimeve eshte konstatuar se plumbat kishin bere shoshe dyert dhe dritaret e baneses se Kujtim Kalthit. Por ne banesa nuk ka qene asnje prej pjesetareve, pasi kishin shkuar per vizite tek nje i aferm i tyre.
Ne pyetje eshte marre i demtuari, 25 vjecari Kalthi, i cili ka thene se nuk kishte pasur konflikte gjate koheve te fundit. Policia tha se autoret mbeten ende te paidentifikuar, por dyshojne qe shkak te jete bere nje perplasje per pronesi. Si pasoje e bresherive te automatikut qe besohet te kete qene "Kallashnikov", jane thyer xhamat e dritares se shtepise, si dhe ka demtime te tjera ne mure dhe orendi.
Ngjarja ka sjelle nje kontroll te befasishem ne fshatin Spiten nga dy furgone policie te komisariatit Lezhe. Banesat jane kontrolluar me imtesi nga uniformat dhe ne njeren prej tyre arriten te gjenin nje arme pistolete tip "Zastava" me fisheke. Menjehere u ndalua pronari i saj, Ardian Palaj, 40 vjec, i cili eshte marre ne pyetje edhe si i dyshuar, per sulmin me arme ndaj shtepise se Kalthit. Ai ka mohuar qe te jete autori dhe ka deklaruar se armen e mbante per vetembrojtje. Po keshtu tipi i armes me te cilen eshte qelluar shtepia nuk eshte i njejte me ate qe iu gjet Palajt. Policia tha se do te akuzohet per vepren penale te "armembajtjes pa leje" deri ne perfundim te ceshtjes. Vete Palaj mohoi te kishte konflikte me familjen Kalthi, apo mosmarreveshje pronesie.
Sekuestrohet pistoleta dhe 19 fisheke
Policia e Lezhes ka kryer kontrolle ne te gjitha banesat e fshatit Spiten, por vetem ne ate te Ardian Palajt ka gjetur nje arme dhe fisheket. Burime zyrtare thane se pistoleta ishte e tipit "Zastava" dhe kishte nje kreher me 7 fisheke. Ndersa u gjet dhe nje kuti ambalazhi me 12 fisheke brenda, po te markes "Zastava". Arma se bashku me fisheket u sekuestrua ne cilesine e proves materiale, ndersa po kerkohet te zbulohet nese Palaj ka pasur dhe arme automatike te fshehur. Aktualisht po hetohen levizjet e fundit te 40 vjecarit deri ne momentin e ndalimit.