E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riparonte defektin, vdes elektricisti

Lezhe- Vdes elektricisti ndersa riparonte nje defekt ne rrjetin elektrik ne lagjen ku banonte. Pjeter Deda, 44 vjec nga Ishulli i Lezhes, ka gjetur vdekjen teksa po rregullonte dritat prane klubit te gjuetise. Burime te policise bene te ditur se Deda eshte elektricist i zones. I njoftuar per nje defekt ne rrjet, 44 vjecari baba i dy femijeve eshte ngjitur ne shtylle. Por menjehere ka rene ne rrethana ende te paqarta ne kontakt me rrymen elektrike, duke gjetur vdekjen. Megjithese persona te tjere qe gjendeshin ne zone i erdhen ne ndihme, dergimi per ne spital i elektricistit ka qene i kote. Burime te policise thane se ne vendngjarje shkoi menjehere nje grup hetimor per te zbardhur rrethanat. Dyshohet se Deda ka njoftuar paraprakisht per riparimin e defektit ne rrjet, ndersa eshte takuar automati dhe korrenti ka shkaktuar goditjen fatale. Por burime nga filiali elektrik i Lezhes thane se nuk kane pasur informacion per nje defekt te tille dhe se ne rrjet ka pasur rryme elektrike ne momentin e ngjarjes.

A.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›