E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea humbet në West Brom

Skuadra londineze Chelsea ka rrëshqitur përsëri dhe nuk ja ka arritur që të mposhtë skuadrën e West Brom e cila po kalon në një formë të mirë pasi që gjendet në pozitën e 4 në tabelën e Premier Ligës.

West Brom ishte hyrë për të fituar në fushë dhe kjo u pa që në pjesën e parë ku ata kaluan në epërsi me anë të Long që shënoi një gol me kokë në minutën e 10.

Chelsea sulmoi pas këtij goli dhe arriti që të barazoj në minutën e 39 me anë të Hazard.

Por, kur u mendua që Chelsea do ta kthente rezultatin në pjesën e dytë ndodhi e kundërta.

Ishin West Brom që sulmonin vazhdimisht dhe arritën që të shënojnë në minutën e 50 me anë të Odemwinge.

Pas minutës së 15 Chelsea shtoj presionin me Sturridge që ishte kërcenim kryesor për portën e West Brom.

Edhe pse u akorduan 4 minuta shtesë Chelsea nuk arriti të barazoi rezultatin dhe fitorja i takoi West Bromit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›