Barazim për Bayernin

Skuadra e Xherdan Shaqirit nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në vizitën e tyre në Nurnberg pasditen e së shtunës.
Bayern Munich i ka dalë punë në vizitën e tyre në Nurnberg FC vendasit ishin vazhdimisht në kërkim të fitores.
Të parët në epërsi kaluan Bayern me anë të Mandzukic në minutën e 3-të të takimit dhe u mendua që Bayern do të vazhdonte me golejadë.
Por vendasit ishin më të mirë në minutat në vazhdim dhe në minutat shtesë të pjesës së parë arritën që ta barazojnë rezultatin me anë të Feulner.
Pjesa e dytë përsëri filloj me inciativë të vendasve por Bayern disa herë sulmoi me krahë me anë të kosovarit Shaqiri por Mandzukic nuk i shfrytëzoj krosimet e tij.
Në minutën e 76 Nurnberg luajti me një futbollist me pak në fushë pasi që me karton të kuq u përjashtua Gebhart.
15 minutat e fundit i takuan Bayernin por kot.
Në fund rezultati i barabart 1-1.