Scholes, i lirë të vendos për të ardhmen
Sir Alex Ferguson thotë se Paul Scholes është i lirë të vendos vet për të ardhmen e tij.
Mesfushori anglez ka kontratë deri në fund të sezonit me Manchester Unitedin, ndërsa nuk ka vendosur ende nëse do të vazhdojë të luajë edhe një sezon apo jo.
“I njoh kualitetit e tij dhe limitet. Mendoj se gjithmonë ka qenë asistuesit më i mirë në Angli, është i jashtëzakonshëm. Gjithmonë e jep një kontribut të çmendur për skuadrën dhe i takon atij të vendos se çka të bëjë në të ardhmen”, deklaroi trajneri skocez.
Scholes është 38 vjeç dhe ishte rikthyer një vit më parë nga pensionimi, për t’i ndihmuar ‘Djajtë e Kuq’.