City dërmon Aston Villan

Kampioni në fuqi i Premier Ligës angleze Manchester City e ka dërmuar skuadrën e Aston Villas duke e mposhtur atë me rezultat 5-0.
Serinë e golave për qytetarët e filloj David Silva ku shënoi në minutën e 43 të takimit.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë por pjesa e dytë ishte e tëra në dominim të skuadrës kampione.
Për rezultat 2-0 shënoi Aguero, në minutën e 54-të nga penalltia. Nga penalltia shënoi edhe Tevez 10 minuta më vonë, ndërkaq Aguero shënoi për rezultat 4-0 në minutën e 67.
City shtoi presionin prapë në minutat e fundit të ndeshjes dhe arriti që të thëlloi këtë epërsi në 5-0 në minutën e 74. Përsëri shënoi Carlos Tevez.
Në fund rezultati 5-0 dhe City kthehet në pozitën e parë deri në ndeshjen e Manchester United që e zhvillon në orën 18:30.