E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitore e pastër e Liverpool

Liverpool ka shënuar fitore të pastër kundër Wigan duke e mposhtur atë me rezultat 3-0.

Pjesa e parë e takimit ishte pa gola dhe pa shumë raste shënimi.

Por, goli për Reds erdhi në fillim të pjesës së dytë ku sulmuesi Suarez shënoi për rezultat 1-0 në minutën e 47 të takimit.

I njëjti lojtar dyfishoi epërsinë në 2-0 në minutën e 58 ndërkaq Enrique shënoi për rezultat 3-0 në minutën e 66 të takimit.

Pas tri këtyre golave të shpejt Liverpool përfundon ndeshjen me këtë rezultat, 3-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›