E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal insiston për Inlerin

Nga Express më 21 prill 2011 në ora 17:28

Arsenali ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e mesfushorit të Udineses, Gokhan Inler, kanë bërë të ditur mediet italiane të enjten.

Reprezentuesi zviceran vlerësohet në rreth 8 milionë funte. Ai ka munguar në vetëm një ndeshje këtë sezon dhe shënoi tri gola nga roli i mesfushorit defansiv.

26 vjeçari spekulohet se kërkohet edhe nga rivali nga Serie A, Napoli, mirëpo Inler vazhdon të mbetet objektiv i menaxherit të Arsenalit, Arsene Wenger, që pritet të paraqesë ofertë gjatë afatit kalimtar të verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›