Arsenal ndali Barcelonan

Nga Express më 16 shkurt 2011 në ora 22:47
Arsenal mposhti Barcelonan me rezultat 2-1, të mërkurën në Emirates Stadium, në ndeshjen e parë të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Në fakt, pas 45 minutave të para, Barcelona kryesoi me një gol të David Villas, pasi Messi e shërbeu sulmuesin spanjoll.
Mirëpo, dy golat e realizuar në pjesën e dytë nga Robin van Persie dhe Andrey Arshavin i siguruan fitoren klubit anglez.
Ndërsa, në përballjen tjetër Shakhtar Donetsk befasoi Roman, të cilën e mposhti midis kryeqytetit italian me rezultat 2-3, tashmë duke qenë në përparësi të madhe para ndeshjes së kthimit.