Arsenal, të martën pritet rusi Arshavin
Më në fund telenovela "Arshavin" duket se u mbyll. Mesfushori rus është fare pranë transferimit tek Arsenali në Premiership. Drejtuesit e Zenit St. Petersburg bënë të ditur se kanë ftuar përfaqësuesit e "topçinjve" për të biseduar rreth kalimit të lojtarit. "Të martën e ardhshme presim përfaqësuesit e Arsenalit në St. Petersburg", tha Aleksei Petrov, një zëdhënës i Zenitit. Rusët pretendojnë 13.3 milionë euro për lojtarin, ndërsa oferta fillestare e Arsenalit është 11.1 milionë euro.