E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati lista e shpenzimeve me 110 milionë eurot e Sitit

Me shitjen e Kakasë, arkave të Milanit do t‘u shtohen 110 milionë euro, me të cilat drejtuesit kuqezi synojnë t‘i ndryshojnë "llok"-un skuadrës. Plani i klubit është fare i thjeshtë: të gjejnë lojtarët që i shërbejnë skuadrës, të marrin valixhen e mbushur me para dhe të trokasin në dyert e klubeve të ndryshëm. Do të ishte e pavend që shifra e përfituar nga shitja e një lojtari të investohej përsëri vetëm për një yll. Për më tepër, që Milanit i nevojitet të përforcohet në reparte të ndryshme, mbi të gjitha në mbrojtje. Përveç Tiago Silvës në qendër, kërkohet edhe Aleks: 26-vjeçari i Çelsit është alternativa e preferuar dhe kushton 10 milionë euro. Synohet edhe një mbrojtës i majtë në vend të Jankulovskit, ku është menduar Klishi i Arsenalit. Kartoni i 23-vjeçarit kushton 15 milionë euro. Preferenca për mesfushën është Esien i Çelsit, ndërsa ëndrra për sulmin mbetet Adebajor. Bisedimet për secilin prej tyre fillojnë nga 35 milionë euro. Shpenzimet në total kapin shifrën 95 milionë euro, mbeten edhe 15 milionë...


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›